Arrestimi i Fredi Belerit, përtej çdo konsiderate juridike dhe ligjore, ka lënë gjurmë dhe shije shumë të hidhur në Athinë. Momentin e parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u rezervua duke deklaruar se nëse akuzat nuk provoheshin, ky do të ishte një skandal. Më pas, siç u kuptua, arrestimi i Belerit kishte shkelje proceduriale dhe kjo mjafton për të lënë shijen se arrestimi i tij ishte politik. Diktatorial e quan sot në “Kathimerini” Vassilis Nedos. I cili teksa vë në dukje faktin se një muaj më parë në Athinë u hap një ekspozitë e Edi Ramës në sallën "Zhapa", e më pas Mitsotakis vizitoi Himarën për herë të parë kjo nga një kryeministër i Greqisë, duke përdorur kanale diplomatike për të bindur Shqipërinë se Greqia do ta mbështesë Tiranën në objektivat e veta për në BE, Nedos vë në dukje kontesktin e ri që krijon arrestimi i Belerit:

Pavarësisht reagimit të Ramës ndaj këtij zhvillimi, Athina duhet ta bëjë Tiranën të kuptojë – në terma të sigurtë – se Greqia nuk është një partner naiv që do ndihmojë ata që nuk duan të ndihmojnë veten

Sipas tij duket se Edi Rama – edhe ky vetë pjesërisht himarjot, ose me termat e Nedos një grek vendas në Himarë – e ka marrë qëndrimin pozitiv të Greqisë si dobësi. Nga ana tjetër, afrimi i Greqisë me Shqipërinë ka brenda elementin e kujdesit dhe me këtë rast Nedos kujton disa veprime të z. Rama si mbështetja e Turqisë gjatë acarimit të marrëdhënieve të kësaj të fundit me Greqinë, kokfortësia me çështjen e zonave detare dhe trajtimi i favorshëm i Turqisë nga Tirana për këtë çështje si dhe blerja e dronëve "Bayraktar". Të gjitha këto nuk janë pritur mirë në Greqi, qoftë edhe pse nuk kuptohen mirë se ku qëndron interesi i Shqipërisë në këtë sjellje personale të z. Rama, por ato thotë Nedos "janë respektuar si vendime të një shteti sovran", fjali kjo me tingëllim ironik.

Mesazhi është i qartë: toleranca e Athinës ndaj provokimeve të Ramës ka një kufi në kuptimin jo të kërcënimit, port ë reagimit sepse sjellja e kryeministrit shqiptar po interpretohet se jo vetëm nuk ka asnjë farë kortezie, por edhe lexon dobësi në Greqi, një vend që përtej çdo paragjykimi që mund të ketë në Tiranë, ka peshë specifike në Perëndim.  

s.zaimi