Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, historiani Romeo Gurakuqi ka propozuar një tezë të thënë prej tij edhe herë tjetër, por kësaj radhe disi më të shtjelluar, për psenë e përqafimit më të madh të komunizmit në Jugun e Shqipërisë gjatë LIIB. Me komunizëm këtu duhet të mbajmë parasysh atë program që u propozua nga militantët e PKSh-së. Gurakuqi thotë se papërgjegjshmëria e italianëve në sulmin ndaj Greqisë më 1940 dhe pasojat e shkatërrimit ekonomik dhe material që solli kundërmësymja greke në territorin e Jugut, shpjegon mobilizimin në luftë të asaj zone. 

Gurakuqi thotë se italianët nuk bënë asnjë kompensim material duke krijuar distancë të pakthyeshme në një zonë që mandej u dëshmua përcaktuese në fuqizimin e PKSh-së.