Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë në fuqi gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Biden tha se në përputhje me Ligjin Kombëtar për Situatat e Emergjencave, është e nevojshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor.

Më 8 qershor 2021 firmosa Urdhërin Ekzekutiv nr. 14033 që zgjeronte synimin e emergjencës kombëtare të shpallur me UE nr. 13219, që konstaton se situata në territorin e ish-Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë përgajtë dy dekadave, përfshirë minimin e marrëveshjeve të pas-luftës dhe institucioneve që pasuan shpërbërjen e Federatës, si dhe korrupsionin e përhapur në disa qeveri të Ballkanit Perëndimor…duke konstituuar kështu një kërcënim të pazakonshëm dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e  jashtme të SHBA-ve.​..

Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, të përcaktuara në këto urdhra ekzekutivë, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara

tha Biden në një mesazh drejtuar Kongresit, që më pas u publikua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Urdhri ekzekutiv fillimisht u nënshkrua më 26 qershor 2001 dhe më pas u ndryshua nga Urdhri Ekzekutiv i datës 28 maj 2003, i cili u zgjerua sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033 dhe mbetet në fuqi pas edhe pas 26 qershorit 2023.