Rusia po sheh përherë e më shumë nga Kina si garantues për atë që përkufizohet se mbrojtje strategjike ndaj planeve dominuese të Perëndimit. Në konferencën e tetët ndërkombëtare me temë “Rusia dhe Kina: Bashkëpunimi në në Erë të Re”, organizuar nga Këshilli Rus për Çështjet Ndërkombëtare dhe Akademia kineze e Shkencave Sociale, është diskutuar mbi atë që po ndodh aktualish në hapësirën euraziatike.

Në këtë kuadër ambasadori rus në Pekin, Igor Morgulov ka vlerësuar se:

Kina dhe Rusia janë të afta të frenojnë këto plane përmes përpjekjeve të përbashkëta

Ky theksim përfaqëson deklarimin nga Moska të nevojës së vet imediate për Kinën në përballjen e vet me Perëndimin prej nga ku percepton se vjen rreziku kryesor për ekzistencën e vet. Është në fakt pranim I një statusi dytësor në skemën globale, pavarësisht se Rusia është fuqi kryesore bërthamore.