Kryeministri Rama ka riformatuar kabinetin qeveritar. Rama bëri të ditur emrat e shtatë ministrave të rinj gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, duke surprizuar shumë prej atyre që dëgjuan emrin e vet. Rama ka shkarkuar 6 ministra dhe ka krijuar një ministri të re për bashkëpunimin e pushtetit qendror me atë vendor.

Ajo që bie në sy në kabinetin e riformatuar është largimi i ministres Olta Xhaçka, një nga më të akuzuarat nga opozita, largimi i ministres Krifca pas akuzave për abuzimet me fondet e BE-së, largimi i ministres së Arsimit në nisje të vitit shkollor dhe atij akademik apo një post ministri për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ministër i Financave - Ervin Mete (Largohet Delina Ibrahimaj)

Ministër i Jashtëm - Igli Hasani (largohet Olta Xhaçka)

Ministre e Arsimit - Ogerta Manastirliu (largohget Evis Kushi)

Ministre e Shëndetësisë - Albana Koçiu (largohet Ogerta Manastirliu)

Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Delina Ibrahimaj (largohet Edona Bilali)

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor - Arbian Mazniku

Ministre e Bujqësisë – Anila Denaj (largohet Frida Krifca)

Shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet e Shërbimeve – largohet Milva Ekonomi  

Rama njoftoi ndryshime edhe në sekretariatin e PS-së.

Sekretar Organizimi – Ardian Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas – Evis Kushi

Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Ardian Salianji

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi