Kosova është anëtarja më e re Federatës Europiane të Futbollit, duke konfirmuar kështu një realitet të gjallë që nuk mund të mohohet. U pëlqen apo nuk u pëlqen disave. Ajo është bërë pjesë e familjes së futbollit europian me anë të një votimi, i cili në fund është i padiskutueshëm.  Një sinjal tjetër, jo pa domethënie, vjen nga Rusia e cila votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA, gjithnjë si aleate e qëndrimit serb. Dhe për të theksuar se vota ruse është koniunkturale dhe jo e posaçme kundër shqiptarëve, ministri rus Sporteve, Vitaly Mutko, ka deklariuar se:  “Rusia nuk mbështeti vendimin e Kongresit për të anëtarësuar Kosovën, por kjo është demokracia, ky ishte vendimi i shumicës dhe ky vendim duhet të zbatohet”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=325673&fundit). 

Ky qëndrim që ka përmbajtjen e një mesazhi politik e bën vajtimin për këtë vendin të sotshëm, monopol serb. Të shpresojmë që këtë datë serbët, një pjesë e tyre, të mos e propozojnë si ditë historike për të kujtuar.