Në media qarkullon një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.

Vangjel Tavua është nga Dropulli, pjesëtar i pakicës greke. Atij nuk i duhet të mbrojë përkatësinë e vet ndaj mësymjeve të mediave shqiptare sepse është grek. Në dallim nga Fredi Beleri, të cilin disa media e nxirrnin nga Nivica e Tepelenës. 

Këtu një digresion i vogël: tepelenasit e ardhur në Sarandë, bëjnë si më sarandiotë nga sarandiotët, çka dëshmon se qenka kusur i zonës. P.sh edhe Auron Tare që është nga Nivica, por qimja e ndan të thotë se është nga Butrinti me origjinë(bëjmë shaka).

Dy gjëra ka kjo “zgjidhje”:

1. Çështja e Himarës nuk është çështje e drejtësisë shqiptare, por çështje e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Dhe të tillë e bëri ai që qeveris në Shqipëri.

2. Himara zyrtarizohet si zonë minoritare me propozimin e një dropulliti në krye të asaj bashkie. Gjithnjë nëse ky lajm është i vërtetë.

Me këtë rast, trimit të Vunoit i kujtojmë se do ta ketë të dobishme të dëgjojë një fjalim të Enver Hoxhës, të cilin e adhuron deri diku, drejtuar palës greke, duke e kthyer tashmë anasjelltas. Siç edhe i ka hije një politikani pa dinjitet siç është Edi Rama: Ule Bishtin! Ule Bishtin!

s.zaimi