Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka shpjeguar përmes një interviste për gazetën “Kathimerini” arsyet e ndryshimeve massive në lidershipin e ushtrisë greke. Sipas tij përvoja me luftën në Ukrainë, Kaukaz dhe Gaza, dikton një rishikim “të dogmave sunduese në ushtrinë greke”.

Po kështu Dendias ka vënë theksin në dy aspekte me rëndësi jo të vogël që hapin rrugën për transformime serioze në shtetin fqinj:

  1. Krijimi i një industrie ushtarake greke nisur nga buxheti i madh i vendit për Mbrojtjen dhe faktin se nuk mund të tolerohet më që çdo gjë të blihet jashtë.
  2. Refuzimi për të kaluar në një ushtri profesionistësh, por për të gjallëruar një ushtri qytetarësh, ku ndër të tjera, në dritën e përvojës së konflikteve të fundit, duhet konsideruar autoriteti për zinxhirin e ulët të komandës që të veprojë me iniciativë.

Po kështu Dendias ka komentuar marrëdhëniet me Turqinë, duke theksuar se me Erdogan, mirë apo keq, Greqia bashkëjetoi. Problemi është se çfarë ndodh pasi Erdogan largohet, nëse mbahet parasysh paparashikueshmëria e Turqisë.