Nga mbledhja e Partive Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, kreu i opozitës, Lulzim Basha dërgoi një mesazh të qartë për ndërkombëtarët, duke ofruar konsensun për reformën në drejtësi, me kushtin që BE të mos hapë negociatat e anëtarësimit gjatë qeverisjes Rama. "Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë. Dhe natyrisht për reformën zgjedhore dhe për të cilën koha tashmë ka ardhur. Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e në veçanti me një qeveri që u kap dy herë në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet parciale në Korçë në vitin 2013.”- deklaroi Basha.