Marrëdhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve me të huajt e në veçanti me ambasadorët po merr një trajtë denigruese falë mungesës së dinjitetit që po tregon klasa politike në drejtimin e vendit. Ata do të jenë të pranishëm tashmë edhe në mbeledhjet e grupeve parlamentare në një përpjekje për të shtuar presionin e votimit të reformës në drejtësi.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane Rajan Roberts tha për mediat se ambasadorët Lu e Vllahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me seicilin prej tyre në radhë sipas numrit të deputetëve dhe se po punohet për të organizuar këto takime në javët e ardhshme.

Kërkesën e ambasadorëve Lu e Vllahutin për të qenë pjesamërrës në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, Ben Blushi e quajti tallje. “Po tallemi nga ndërkombëtarët dhe nga shqiptarët, të cilët kanë të gjitha arsye të besojnë se ky parlament ka konsumuar orën e fundit_deklaroi Blushi. Por për kryeministrin Rama prania e tyre në mbledhjet e grupeve është mëse normale. “Dëgjova njërin nga ju që tha se është fundi i botës ambasadorët në grupet parlamentare. Ambasadorët takohen vetëm me grupin tuaj, për ne skanë asgje për t’u sqaruar”-tha kryeministri në parlament, duke mos mohuar takimet qe priten.