LSI-ja mbajti këtë të premte konventën zgjedhore të gjimnazeve, duke shtrirë veprimtarinë e vet politike dhe në shkollat e mesme - një bazë e mirë kjo që në të ardhmen të depërtojë edhe në tetëvjeçare apo shkollat fillore. Nuk është e vështirë për një parti me eksperincë të vërë në dispozicion një dekor, një podium dhe të lërë brezin e ri të flasë për të ardhmen, rininë, Shqipërinë dhe udhëheqjen  që e inspiron.

LSI-ja është e vetmja parti që madje në parlament ka një deputete gjimnaziste dhe aspiron që ta rrisë numrin e adoleshentëve në parlament sipas premtimit që bëri kryetari Ilir Meta.

Videoja më poshtë me fjalimet e disa gjimanistëve të LRI-së jep vetëm një shije të brezit të ri që po hyn në politikë nga dera e LSI-së. 

P.S: Jo se në partitë e tjera ka prurje më cilësore, me përjashtim të kriterit të moshës 

KONVENTA E LRI by trelosjermatis