Le të supozojmë diçka të tillë që është brenda fushës të së mundshmes: Beleri dhe Pirro Dhima, të dy kandidatë të Demokracisë së Re, hyjnë në Parlamentin Europian.

Çfarë pasojash ka kjo? Së pari, ne kuptojmë se Athina zyrtare, të paktën qeveria e tanishme, po formulon një politikë të re për minoritetin etnik grek në Shqipëri, përfaqësues të të cilit po dalin dy himarjotë. Dhe që këtu, ne mund të supozojmë se do të kemi në PE edhe një politikë për minoritetin etnik grek të Himarës, me zëdhënës dy njerëz që kanë origjinë që aty.

Pra, Himara, nga një zonë për të cilën politika greke artikulonte me bezdi ekzistencën e pakicës greke, subjektivizohet si balli i minoritetit me dy eurodeputetë, të cilët siç mund ta marrim me mend do të kenë mundësinë që ta popullarizojnë kaq shumë emrin Himarë dhe helenizëm mes idiotëve të Parlamentit Europian, saqë rrezik nuk do ta besojmë dot në të ardhmen e afërt se pse Himara do të prodhojë më shumë politikë sesa mban.

Patjetër ne nuk kemi pse të druhemi; ne kemi Edin, gjeniun që e bëri Belerin europarlamentar dhe Tavon kryebashkiak, me një zgjidhje që nuk di nga ta rrotullosh për inteligjencën që bart. Po ne kemi Pëllumb Xhufin që do e ketë një letër ai të shekullit të 18-të që himarjotët ia dërgojnë ndonjë monarku ku përmendin se janë shqiptarë. E përralla do vazhdojë sipas ligjit: Gënjejmë shqiptarët, meqë nuk na pjerdh kush gjëkundi. Pse e gjitha kjo? Po sepse Edi është më I zgjuar se vetë Europa. Se Edi ka vizion dhe ka një plan për bregun. Të duartrokasim të gjithë për zotërinë që gatuan kaq mirë!

Kujdes: Mund të ketë konspiracionistë që do thonë se Edi e bëri kastile këtë. Pra llogariti që Beleri do shkonte në PE me Dhimën, po edhe Dendiasi është himarjot, sikurse Tenet, vetë Rama po ashtu është gjysëm. Dhe ja: nuk provohet se këta stratiotë të helenizmës janë kryqtarët e fundit të oksidentalizmës në këto anë? Shqytarë të palëkundur të kauzës kristiane! Mjerë ne sa të paditur jemi për politikën e madhe të Edit!

s.zaimi