Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili është në kërkim nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të drogës nuk është i panjohur për policinë shqiptare. "ABC News" ka arritur të sigurojë të dhënat e arrestimit të parë të Klement Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë - Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë. Në momentin e ndalimit, policia ka arrestuar dy inspektorët e policisë kriminale të komisaritit të Sarandës që po kryenin rolin e transportuesve të 750 kg hashash, Gentian Baba dhe Ylli Kapo. Përveç këtyre dy të arrestuarve, policia në atë kohë arrestoi Klement Balili dhe shpalli në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, Pelivan Mehmetaj dhe Ermail Nika.

Pak kohë pas arrrestimit, prrokuroria i pushoi akuzën Klemend Balilit duke urdhëruar lirimin nga burgu. Klement Balili, njihet në Sarandë si pronar i hotel “DEA” dhe kompleksit “Santa Quaranta” dhe sipas mediave greke pas tij fshihet një politikanë I fuqishëm shqiptar. Postin e Drejtorit të Transporteve ai e mori në 2014 si propozim i LSI-së, ndërsa njihet edhe si mik i Ilir Metës.