Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputeti Agron Shehaj, ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se ai është ortak me Shefqet Kastratin, të cilin e quajti edhe “oligarku i tij i preferuar”.

Sipas asaj që aludoi z. Shehaj, rezulton se Edi Rama është pronar faktik i Aeroportit të Rinasit, çka përbën padyshim objekt të mjaftueshëm për të nisur të paktën një hetim parlamentar. Ose akuza duhet përgënjeshtruar.

Siç mund të pritej akuza e Shehajt ka kaluar pa shumë bujë, meqenëse ai u përfshi një një debat verbal me ministrin e Drejtësisë, bukuroshin ad hoc, Ulsi Manja.

Nisur nga heshtja rreth akuzës së bërë mund të supozohet se shumë media nuk kanë dëshirë të shkruajnë për Kastratin dhe lidhjet e tij, mirëpo kjo nuk shpjegohet me frikën. Lind natyrshëm pyetja: a ka gazetarë apo njerëz të medias me aktivitet biznesi në aerportin e Rinasit? Është e pabesueshme që një aferë si kjo të cilën e ngre së fundmi Agron Shehaj, t’u ketë shpëtuar shqiponjave të lajmit dhe investigimit në Shqipëri, kështu që pyetja mbetet aty: mos vallë ka njerëz të medias që janë edhe biznesmenë brenda Aerportit?

s.zaimi