Nuk duhen anatemuar bluzat e bardha. Mjekët janë aty për të shpëtuar jetë! 

Ja këshilla që lexon sapo një skandal i radhës pushton sektorin e skandaleve si shëndetësia. 

Gazetari nuk shkruan për gazetarin se tani jemi kolegë. 
Nuk duhet shkruar për bankat dhe mikrokredite se sulmohet sistemi dhe përhapet panik. 
Duhet shkruar pët politikën, gjyqësorin, policinë, doganat, Samir Manen dhe Shefqetin dhe duhen zbardhur debatet apo Saliu nga Dritarja. 

Kjo është kultura që na këshillohet nga ata që edhe kur akti është i formuluar nga PRKURORIA, interpretojnë se nuk duhen anatamuar këta apo ata. Po pse? Për solidaritet të urdhërit? Për ndjesinë kalorsiake të vëllazërisë? 

Po cili shqiptar vallë nuk dha para te mjeku njëherë në këtë vend? Cili dinjitet ruhet te bluza e bardhë nëse nuk shkruhet? Dhe po, politika e ka fajin, po ai mjeku në moshë madhore që merr paratë e I fut në xhep, që sugjeron klinikë private e sorrollat, nuk ka ai asnjë përgjegjësi? 

Po nëse këto bluza të bardha janë kaq hunmane si mundet që edhe spitalet private janë bërë mallkimi i dytë më i madh? Ka një problem shumë të madh këtu që buron natyrshëm në shoqëri.

Në vend të një mea culpa të madhe, një pastrimi të radhëve nga ata që nuk përmbushin normat bazë edhe të një etike profesionale, kemi sot avokatinë e atyre që nesër pretendojnë fë marrin drejtimin e sistemit vetëm pse sot bënë punën më të lehtë: sulmuan politikën. 
Fundi I fundit, pasuri të paligjshme nuk kanë vetëm gjyqtarët e prokurorët, të cilët nuk dolën së paku si grup e të thoshin: mos shkruani dhe mos sulmoni togat e zeza, templarët e drejtësisë! 

s.zaimi