Në një media sociale qarkullonte një video montazh mes Berishës dhe Metës biseda e të cilëve në fakt ishte shkëputur nga një debat në Parlament, në kohën kur Berisha i kërkonte dorëheqjen Metës sepse ishte nën akuzë se donte të vriste Tom Doshin. Dhe tani që e kujtojmë kuptojmë sa kohë të zeza do kishin qenë për kombin!!!

Mes të tjerava dëgjohet Berisha që i kujton Metës 700 mijë euro të videos me Priftin për të cilat dha dorëheqje. Meta ja kthen nuk dhashë dorëheqje për ato, por për Shkëlzenin që ishte në videot e Dritan Priftit.

Dikush e komenton këtë përmbajtje si shprehje të budallallëkut të Metës që dha dorëheqjen për 700 mijë euro. 700 mijë euro?!!!! Kaq pak?!

Sa i trashë paska qenë i ziu. Dhe ja ku erdhi. Bredh rrugëve, ulëret dhe as parti nuk ka dhe asgjë.

Edhe Sala njësoj. Bënte pazare çikërrimash krahasuar me këta tani.

E kupton ti sa pak ka vjedhur Patrit Vasili të Shëndetësia? – vijon ai që komenton.

Po, po ia kthej. Tani e kuptoj.

Kanë bërë marrëveshje idiote, - vazhdon.

Dakord jam.

Konkluzioni është i pastër: PS-ja ecën sepse di të vjedhë tamam. PD-LSI janë axhaminj edhe në hajdutëri. Ndaj asnjë nuk e ka fajin. As sistemi zgjedhor e as SHBA. Mësoni të vidhni mor hajvanë, se më mirë të mësoni këtë zanat sesa të shihni batërdinë që ka bërë Zdromsi, që ende po qëndron pa u lagur! Apo jo? Hajd se ka kohë, janë ende dy vargmalet e Jugut pa u ndarë, kështu që vetëm Përpara!

Kush thotë se çfarë domethënë kjo, mund të përgjigjemi: kjo është biseda kryesore sot nëpër Shqipëri. Përveç varianteve për Ikur. Çfarë të keqe ka?

Shaptilografisti