Në një prononcim sot për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka thënë ndër të tjera se Erion Veliaj ka mbështetje unanime nga partia. Madje sipas toj, Veliaj nderon këdo:

I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor. 

Edhe transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis çfarëdo lloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri jonë një kryetar bashkie që e nderon jo vetëm Tiranën, por besoj e nderon edhe përtej Shqipërisë çdo socialist, por edhe çdo tirons. 

Por, sa i takon Erion Veliajt, grupi parlamentar i PS-së i jep mbështetjen absolute kryetarit të bashkisë së Tiranës

Mbështetje për çfarë? Dhe çfarë kuptimi ka “mbështetje absolute”? Çfarë po mbrohet dhe nga kush?