1. ALBANIZACIJA- (albanizimi)- imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës II Botërore.
2. Albaniziranje- ose- albanizirati
3. Albanizirati- do thotë, se edhe pse malësoret (malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe. Ky perifrazim i shqiptarizmit në Fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave ka ngjallur njëntjetër reagim, atëtë studiueses, Ledi Shamku Shkreli që kërkon tërheqjen e këtij botimi me argumentin se fyen shqiptarët. Përveçse gjuhëtare zonja Shkreli është dhe deputete dhe kësisoj mund të ndërmarrë iniciativa parlamentare për ta çuar deri në fund këtë kauzë. Një ditë më parë deputeti shqiptar në parlamentin malazez Nik Gjeloshaj i ka quajtur fyese përkufizimet e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka, i Umjetnosti) se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.