Kristianët kanë “mision të konvertojnë” myslimanët dhe anëtarë të tjerë të besimeve të krishtera. Deklarata është bërë nga një prej ndihmësve të Papa Françeskut, kardinali Kurt Koch.Një mendimi i tillë prej tij është dhënë pas një dialogu ndërfetar mes zyrtarëve të kishës Katolike dhe liderëve hebre, që u organizua me dyer të mbyllura në Institutin Woolf në Kembrixh, Angli.

Pavarësisht diferencave themelore mes judaizmit dhe krishterimit, ai tha se kristianët duhet ta shohin judaizmin si “nënë” pasi hebrenjtë janë populli i zgjedhur nga Zoti. Por, edhe pse Islami ka të njëjtat rrënja me dy besimet e tjera nuk ka “marrëdhënie unike” si kristianizmi dhe judaizmi. Kardinali këto komente pas një raundi intensiv dy-ditor të dialogut ndërfetar në mes të liderëve të lartë katolikë dhe atyre hebre prapa dyerve të mbyllura, i organizuar nga Instituti Woolf në Cambridge.

Ai ka thënë se krishtërizmi dhe judaizmi janë besime të ndara por nga e njëjta familje – pra një familje e shkurorëzuar, transmeton Koha.net. “Jemi një familje, kemi të njëjtat rrënjë... dhe në këtë pikë të ripajtimit në mes të kishës dhe sinagogës, në mes të judaizmit dhe krishtërizmit, është një sfidë e madhe për Kishën”. Por ai shtoi: “Nuk mendoj se kemi të njëjtën marrëdhënie me islamin siç e kemi me judaizmin. Është shumë e qartë se mund të flasim për tri religjionet abrahamike por s’mund ta mohojmë se pikëpamja e Abrahamit për traditën hebraike, atë të krishtere dhe traditën islame nuk është e njëjtë”. “Në këtë pikë, këtë raport unik e kemi vetëm me popullin hebre, por jo edhe me islamin”, shtoi ai.

http://www.telegraph.co.uk/news/2016/05/24/christians-have-mission-to-c…