Ajencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” publikonte sot në seksionin shqip një mini histori të një të riu nga Bosnje-Hercegovina që kishte bërë një udhëtim nga Sarajeva në Tiranë me autobuz. Timuri – i riu nga Bosnja – vë në dukje si vështirësi në komunikimin e dy vendeve ballkanike, mungesën e një ambasade.

Dëshmi tjetër e mungesës së lidhjeve mes këtyre vendeve është edhe mungesa e një ambasade të Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, sikurse edhe e një ambasade të Bosnje dhe Hercegovinës në Tiranë. Megjithë këmbënguljen dhe pyetjet dërguar në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes dhe atë të Shqipërisë lidhur me mungesën e shkëmbimit të abasadave, asnjëra nuk ishin të gatshme të përgjigjen. Si historikisht ashtu edhe sot ka një mungesë bashkëpunimi ekonomik, tregtar, diplomatik, kulturor dhe ndërshtetëror midis këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor

shkruan agjencia.

Informacioni këtu është me interes, pasi hapja e ambasadës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë u njoftua në dhjetor të vitit 2023, madje për këtë ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave që parashikon buxhetimin e veprimeve përkatëse për vitin 2024. Nga ana tjetër, agjencia sjell rastin e një shqiptareje që ka jetuar në Bosnje, Lema Balaj, dhe që banon prej vitit 2008 në Shqipëri. Çfarë thotë Lema? Thotë atë që nuk kanë shumë qejfa ta përmendin në Shqipëri, por që është realiteti:

Vetëm të pasurit një pasaportë shqiptare është i mjaftueshëm për të ngjallur dyshime në çdo pikë kontrolli, duke shkaktuar kontrolle të mëtejshme. Fatkeqësisht ky është realiteti për shqiptarët

shprehet ajo, duke shtuar se i mban të dyja pasaportat. Por has probleme me shqipen dykrenare që nuk ngjiti dot njëherë. Çfarë ndodh tjetër është edhe më interesante akoma. Sipas të dhënave të agjencisë, shqiptarët që jetojnë në Bosnje, në regjistrimin e fundit, janë deklaruar si boshnjakë.

Shqiptarët janë të vetëdijshëm për situatën politike dhe atmosferën në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që ata u deklaruan si boshnjakë në regjistrimin e fundit. Sot nuk ka të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por mund të flasim për rreth 25.000 shqiptarë në Bosnje dhe Hercegovinë

citon agjencia gazetarin Sanadin Voloder.

Sipas tij nuk ka dallime mes shqiptarëve dhe boshnjakëve, fakt ky që mund të gjurmohet më së miri në Sanxhak. E çuditshme, ose në fakt jo, është sesi shqiptarët janë përherë të vetëdijshëm për situatën e çdo vendi dhe menjëherë e mohojnë veten. E denim se vetëm Greqia e paska bërë këtë me forcë, por mesa duket qenka huq autotktonësh.

s.zaimi