Ndryshe nga sa veproi me Shukri Xhelilin, të cilit i firmosi shkarkimin pa kaluar 24 orë nga shfaqja e videos erotike, kryeministri Rama po bën enigmatikun në rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i denuar për dhunë dhe përdhunim në grup nga Gjykata e Campobaso në Itali. Rroshi ndërroi mendje brenda 3 ditësh pasi fillimisht deklaroi dorëheqjen nga detyra. I inkurajuar edhe nga mosshkarkimi i tij nga kryeministri Rama, Roshi deklaroi se do vazhdojë detyrën. I vetmi që nuk ka një përgjigje për piruetat e Rroshit është kryeministri. Madje edhe kur pyetet nuk prononcohet.. Arsyet i di ai..! Por deri sa të shprehet, përgjigjen do mundohemi ta gjejmë në hartimin që kryeministri postoi kur Rroshi deklaroi dorëheqjen, edhe pse kësaj rradhe mundi i vajti dëm ..

RAMA PER ROSHIN by trelosjermatis