Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë për çështjen çame, duke konfirmuar tensionin e madh që egziston mes dy vendeve.
"Tirana duhet të kuptojë se për vazhdimin e saj në rrugën europiane kjo e fundit duhet të respektojë pesë parimet bazë të Bashkimit Europian, ku njëri prej tyre është respekti i shtetit të së drejtës dhe vendimeve të drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për kriminelë lufte. Para se të tundë çështje që nuk ekzistojnë Tirana duhet që të pëmbushë angazhimet që ka marrë duhet për të respektuar të drejtat e komunitetit vendas grekë në tokat e tij të kahershme, në zonën e minoritetit grek në Shqipëri.
Kultura politike e nevojshme mes fqinjëve presupozon seriozitet, respekt për faktet reale të historisë, por dhe vizionin e nevojshëm për të vazhduar marrëdhëniet që nuk do të cënohen nga deformimi me dashje ose jo i fakteve historike, por do të bazohen në betonimin në themele të forta të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, që do të ndihmojë edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, përfundon reagimi i Ministrisë së Jashtme greke.
http://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/anakoinose-upourgeiou-e…