Mazhoranca ka hedhur një hap në miratimin e reformës në drejtëis. Komisioni i Posaçëm ka miratuar  nen për nen draftin, por vetëm me votat e shumicës. “Komisioni e ka miratuar draftin pa përfshirë pikat për të cilat nuk ka rënë dakord me opozitën, për vendet e rezervuara. Deputetët e djathtë janë larguar nga mbledhja pas debateve mbi pikën 88”, raporton Top-Channel. Pikat në fjalë nuk janë dakordësuar, ndërkohë që për pikat e tjera parimisht PD-ja ka dhënë miratimin.