Ligji “për masat shtesë të sigurisë publike”, do të kalojë për votim në seancën plenare të kësaj të enjteje, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në Komisionin e Sigurisë. Por ka gjasa që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e sheh si një ligj të papajtueshëm me Kushtetutën dhe se ka interesa klienteliste. Në një intervistë për TemA TV, deputeti i PD-së, anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani përveç kësaj tha se kjo mund të përdoret për qëllime elektorale dhe shantazhuese.