Mediat e identifikojnë si përfituesin më të madh të BREXIT, por miliarderi Xhorxh Soros paralajmëron se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nënkupton edhe fundin e Unionit. Në një koment për Project Syndicate Soros thotë se shpërbërja e Bashkimit Europian është e pashmangshme. Sipas tij pasojat e shkëputjes së Britanisë mund të jenë favorizuese për ishullin krahasuar me vende të tjera, por "ekonomia dhe qytetarët e Britanisë do të dëmtohen në një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjate". Vlen të theksohet se Soros pati përfitime të mëdha në vitin 1992 kur qeveria e atëhershme Britanike nxori stërlinën nga Mekanizmi Europian i Shkëmbiminit Monetar.