Korrupsioni i elitës është sfida më e madhe me të cilën përballen jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara. "Partia Komuniste e Kinës duhet të përshtasë parimet e marksizmit me realitetin e përditshëm dhe t'i bëjë ato të prekshme si në teori ashtu edhe në praktikë". Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, njeherësh edhe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste në 95 vjetorin e partisë. Duke iu referuar udhëheqjes kineze, Xi Jinping theksoi se "kërcënimi më i madh me të cilin përballet udhëheqja është korrupsioni".
"Marksizmi nuk është e vërteta absolute. Ai hap një derë drejt së vërtetës" shtoi më tej presidenti kinez. Ai u shpreh se Partia Komuniste Kineze do të vazhdojë t'i mbetet besnike marksizmit. "Marksizmi përbën parimin nga i cili ne udhëhiqemi dhe braktisja apo përjashtimi nga marksizmi do na çonte në humbjen e drejtimit dhe shpirtit tonë popullor"-deklaroi Xi Jinping.