Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një material video-dokumentar i cili rrëfen versionin rus të ngjarjeve të Ukrainës dhe të Krimesë. Me interes është se dokumentari është titruar në shqip dhe është mbi dy orë(postuar në youtube që në mars të këtij viti). Në të flet presidenti rus, Vladimir Putin, apo edhe dëshmitarë të ndryshëm. Përveç aspektit gazetaresk dhe politik, dokumentari ka rëndësi pse ilustron një qasje të re të selisë diplomatike ruse në raport me opinionin shqiptar dhe mediat. Është e qartë se po synohet një balancim informimi dhe me sa duket rrjetet sociale dhe përkthimi hyjnë në punë.