"Demokracia e drejtpërdrejtë është miti i fundit i së majtës, dhe BE-ja është një çështje shumë serioze për t’u vendosur me referendum”. Kështu e komenton filozofi i njohur slloven Slavoj Žižek krizën e së majtës dhe të ardhmen e Evropës pas Brexit.  “Opinioni publik nuk ka gjithmonë e drejtë. Ndonjëherë unë mendoj se dikush duhet të shkelë vullnetin e shumicës ", tha Žižek në Forumin për një Demokraci të Hapur.

"Referendumi parashtroi një alternativë të rreme, duke ofruar një zgjidhje brenda shtetit-komb për probleme ndërkombëtare. Qëndrimi britanik për ta lënë në BE-në në fatin e saj, është logjika e epokës së gabuar në një kohë të mbushur me probleme globale të ekologjisë, bioteknologjisë, pronësisë intelektuale etj. Britania e vetme do të jetë edhe më të e brishtë, e ekspozuar dhe pa asnjë mbrojtje ndaj presionit të kapitalit ndërkombëtar. Nuk shoh se ka forcën të qëndrojë e vetme”-shton Žižek.

"Një moment i vërtetë demokratik  kur me të vërtetë duhet marrë një vendim është për shkak se ka një krizë. Është një situatë shumë e çuditshme. Kriza që po kalon Europa do të ishte ideale për të majtën, por e majta nuk ka asnjë përgjigje." - thekson filofi slloven. Ai thotë se është i lodhur nga mobilizimi masiv pa plan si në sheshin Sintagma në Greqi apo sheshin Tahrir në Egjipt. "Unë jam bajatosur me demonstratat  e një milionë njerëzve. Një periudhë e shkurtër entusiazmi, ku jemi të gjithë së bashku dhe pastaj njerëzit e thjeshtë nuk shohin asnjë ndryshim”-shpjegon filozofi slloven.

Žižek beson se "varietetet" e vakëta të së majtës socialdemokrate janë të pafuqishme për t'u përballur me sfidat e globalizimit. “Kjo është mëse e dukshme në Greqi. SYRIZA e tregoi në mënyrë shembullore  këtë të vërtetë tragjike: Një ditë fiton, dhe të nesërmen u dorëzohet. Nuk është një "tradhti", por një tragjedi e vërtetë - Një bllokim radikal. Besoj te majta gjithnjë e më pak. Çfarëdo është thënë për Yasser Arafat dhe të majtën është e vërtetë– Nuk humbet kurrë mundësinë për të humbur një mundësi”-përfundon Žižek.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=814664