Ish-kryeministri o Italisë, Mario Draghi, ka paralajmëruar se rënia e rendit aktual ndërkombëtar nuk është kërcënim në vetvete. Sipas tij, ajo çfarë mund ta zëvendësojë atë është kërcënim, ndaj një zgjidhje për Europën është federimi.

Nëse Europa federohet në tregti, konkurencë, tregun unik, politikën monetare, ne respektohemi si një fuqi dhe negociojmë si një

ka thënë ai gjatë një ceremonie dekorimi në universitetin e Leuven në Belgjikë.

Çmimi i është akorduar Draghit për gërshetimin e njohurive akademike me veprime të guximshme që çojnë në ndryshim domethënës.