Një ditë pas protestës në Tiranë, të cilën shumë prej njerëzve të afërt të kryeministrit e interpretoi si të frymëzuar nga grekët, Edi Rama ka moderuar gjuhën duke pranuar se të gjitha palët janë legitime dhe se duhen dëgjuar.

Por pse iu desh dje të ngrinte kauzën greke? Përgjigja gjendet te masiviteti në protest të cilën sot kanë dalë ta menaxhojnë kukullat e radhës që flasin për brande ndërkombëtare e kështu me radhë.

Duke bërë sikur nuk kuptojnë se nuk del kush kundër resorteve dhe zhvillimit kur prona është realisht private, por kur këto resorte e projekte ngrihen mbi pasuri publike, mbi zona me rëndësi dhe kur pas tyre qëndrojnë njerëzit e Edi Ramës.

Fotoja e shpërndarë dje që sot deklarohet se është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale ilustron se deri ku mund të shkojë një qeveri që është asgjë më shumë se grup interesi në këtë lodër të zhvatjes dhe shpërfytyrimit të vendit.

Një qeveri që teksa pretendon se projekti është në majën e aritekturës nuk preferon të japë llogari dhe të bëjë transparencë por të dalë e njollosë një shoqëri të tërë që kundërshton. Dhe ky quhet kryeministri i Shqipërisë…

s.zaimi