Sot është zhvilluar një protestë. Emisioni "Stop" ka pyetur njerëzit e pranishëm se për çfarë po protestojnë dhe nga përgjigjet kupton se fjala është për reformën në drejtësi. D.m.th ajo nuk përjashtohet si temë e protestës. Na është thënë se 91% e popullit do reformën. Me siguri që ata aty nuk janë i gjithë populli, por populli ama janë. Ndaj do patur kujdes me këto përqindjet se me sa shihet e dëgjohet populli, ky që proteston, e di se përse është aty, po nuk e di mirë çfarë është reforma në drejtësi. Jo se druhet njeri se mos 91% dalin pro Ramës, por thjesht Shqipëria nuk e ka luksin që të lejojë që protesta si këto të kalojnë për "Zërin e Popullit".