Stephen Hawking, teoricieni dhe filozofi i njohur shkruan për gazetën "Guardian" se njerëzimi duhet të rivlerësojë qëndrimin obsesiv ndaj parasë dhe pasurisë. Ai thotë se rezultati i referendumit në Britani u ndikua nga mënyra sesi njerëzit kategorizojnë të mirat materiale. Hawking parashikon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të ketë pasoja negative për kërkimin shkencor dhe në veçanti në programet për nxënësit me probleme të invaliditetit.
"Kam folur edhe në të shkuarën për shqetësimin se shkurtimi i shpenzimeve shtetërore në Britaninë e Madhe do të reduktojë programet për nxënësit me probleme të aftësisë së lëvizjes. Paratë jo vetëm që më ndihmuan, por mbajtën gjallë ambicjem time"-shkruan Hawking. Sipas tij, nëse ndjenja për të krijuar pasuri personale në para kesh dhe dështimi për të ndarë në mënyrë më të drejtë pasurinë do të forcohen, atëherë mbi të ardhmen e species njerëzore ngrihen pikëpyetje të mëdha.