Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ai është fotografuar në një takim elektoral së bashku me ish –deputetin e Partisë Socialiste të dënuar për prostitucion në Itali, Arben Ndokën. Në foton e mësipërme, Klajdi Osmani qëndron i ulur përballë Ndokës (në rreth, i dyti nga e djathta). Në tavolinë gjendet edhe Nehat Rama, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama (personi përballë në foto). Angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj. Por kjo nuk e ka penguar Klajdi Osmanin që të bëjë fushatë për socialistët në Dibër. Nuk dihet nëse drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, do të marrë masë ndaj tij, pasi fotoja e mësipërme përbën një provë flagrante të shkeljes së ligjit nga një drejtues i policisë së shtetit raporton Lapsi.al