Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër për të parë ndeshjen Shqipëri - Marok. Edi Rama ka shfrytëzuar vizitën për të dhënë show para kamerave teksa ka debatuar me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për disa ndërtime rreth stadiumit. Nuk mungon tundja e kokës e atij që i vjen keq për nivelin e bashkëbiseduesit, metaforë kjo e Ramës për opozitën. E në çdo rast fasadomania nuk mbulon dot përgjigjen e munguar ndaj akuzës së Ademit për mungesë fondesh dhe varfëri. Në nivel komunikativ duket se Edi Ramës nuk ja durojnë dot dënglat në Shkodër, pasi pas Jozefina Topallit dhe Mimoza Hafizit, Ademi bëhet e treta shkodrane e politikës që përballet me kryeministrin.

Debati Edi Rama - Voltana Ademi by PanoramaVideo