Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike, ka denoncuar sërish sot mbjelljen e hashashit në Rinas. Pra pak km nga Tirana, aty ku ministri i Brendshëm duket se nuk i pëlqen të shkojë.
Alibeaj ka sjellë edhe pamje filmike nga vendi i lulëzimit të hashashit nën diellin e ngrohtë të shtatorit, që e bën akuzën një thuajse provë.

“Këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.
Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, Tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.
Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyrë në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim”, tha Alibeaj.

20160823_124757 by lapsi-al