Vlora është gjendur sërish nën ujë , kjo falë rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së së shtunës . Rreshjet nisën rreth orës 17.30 të pasites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të vlorës .

Nën ujë u gjenden  lagjia "Pavarësia", “28 Nëntori " , "Isa boletini " , bulevardi Vlorë-Skelë, rruga Gjergj Arianiti dhe të gjitha akset të cilat lidhen me transballkaniken. Ndërkohë nga  vërshimi i përrenjeve dhe ujrave që vijnë nga kodrat e qytetit një sasi e konsiderueshme dherash por edhe eroozioni i kodrinës kanë bllokuar në zonen  e njohur si Jonufër aksin nacional Vlorë - Llogora