Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:

“Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Por shikoni se çfarë ka thënë ky njeri për kompaninë të cilën sot ia lë në dorë inspektorëve, duke e promovuar sigurinë e saj:

WhatsApp Video 2016-08-09 at 12.19.20 by lapsi-al

Kjo fraza “mund të ndodhte kudo” është identike me atë që përdori para gati një muaji, Edi Rama në Fier, duke folur për vdekjen e Aida Çakja në maternitetin e Tiranës. Mund të ndodhte kudo natyrisht, por jo kudo këto kalojnë kështu kaq lehtë dhe duke kapërcyer përgjegjësitë. Kjo nuk ndodh kudo. Ndiqni videon për të kuptuar sesa ngjajnë këta të dy, sesi i vogli imiton të madhin, sesi merr kurajë për të hedhur pas një vdekje që ka përgjegjësi institucionale:

RAMA PER VDEKJEN TEK KOCO GLOZHENI by trelosjermatis