Edhe akademiku Rexhep Qose është bërë pjesë e debatit se çfarë përfaqësoi Edi Rama në Beograd. I njohur për afilacionet e majta, shkrimtari kosovar ka vlerësuar politikisht fjalimin e kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e cilësuar si një leksion për politikën mbarë shqiptare.

“Në përgjithësi fjalimi i Edi Ramës ju po thoni para kryeministrit Vuçiç e unë do të thosha para opinionit serb, shqiptar e evropian ishte fjalim i menduar shumë mirë, fjalim me rrezatim të gjerë politik. Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe dhe kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”-theksoi Qose në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Qose nuk nguron të thotë se Rama është intelektual i rendit të parë që nderohet në të gjithë Europën jo vetëm për fjalimet, por edhe për pikturat e tij.

“Edi Rama është edhe intelektual e krijues, është piktor e grafist, edhe publicist e eseist i rendit të parë. Mund të keni vërejtur se në Evropë, kudo e kurdo është në vizita zyrtare, tregohet nderim për Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë njëkohësisht duke pasur parasysh edhe prestigjin e tij intelektual, të treguar, të shprehur, natyrshëm, në të gjitha paraqitjet e tij”-shtoi akademiku Qose