Politika e klikut. Ky është një term me të cilin ish-presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka përshkruar metodat që vë në jetë një lëvizje si ajo e Beppe Grillos, “5 yjet”. Duke folur në një ceremoni, Napolitano ka bërë disa vlerësime mbi politikën e sotme, e cila po kalon në varësi të teknologjisë duke thjeshtuar shumë nga detyrat e saj.

Në këtë moment historik, në këtë fazë në Europë, kemi nevojë shumë më tepër se më parë për profesionalizëm të lartë. Nuk kemi nevojë për të zgjedhur njerëz e të shkruajmë adresa përmes një klikimi. E kam të vështirë të përqafoj këtë pseudometodë të përfshirjes popullore. Duhet reaguar ndaj kësaj dallge thjeshtëzuese dhe në thelb mistifikuese të klikut dhe duhet thënë:  Nuk ekziston politikë pa profesionalizëm dhe nuk ekziston madje një botë pa elita, qoftë edhe në terma të drejtë

u shpreh Napolitano.

Komentet e tij tingëllojnë realiste në dritën e zhvillimeve të viteve të fundit në Europë, ku kriza i hapi rrugën drejt pushtetit disa lëvizjeve populiste të majta, por të cilat u provuan të paafta që të ndërmerrnin reformat të vërteta. 

http://www.repubblica.it/speciali/politica/referendum-costituzionale201…