Në faqen online të Partisë Demokratike shkruhet:

“Partia Demokratike lindi nën terrorin e regjimit më të egër që kishte njohur Europa e pasluftës, në mesnatën e 11 dhjetorit 1990, si parti e lirisë dhe atdhetarisë”. http://www.pd.al/kush-jemi-2/

Në fjalën e tij me rastin e 25 vjetorit të partisë, kreu aktual, Lulzim Basha tha:

“Kremtojmë gjithashtu 25-vjetorin e fillimit të epokës së demokracisë në Shqipëri. Rrallë ndodh që historia e një force politike të startojë në një orë dhe në një hap me historinë e re të vendit. Kjo ka ndodhur në Shqipërinë e 11 dhjetorit duke u zbardhur 12 dhjetori i vitit 1990”.

http://www.pd.al/2015/12/25-vite-nga-themelimi-i-pd-basha-destini-i-par…

Në videon e shpërndarë sot, Basha njofton përvjetorin më 11 dhjetor, ndërkohë që ndër vite festa e themelimit është kujtuar më 12 dhjetor.

Kur themi “duke u gdhirë”, nënkuptohet padyshim se ka kaluar mesnata. Kur është themeluar pra PD-ja?