Statusi i kryeministrit Edi Rama me rastin e 8 dhjetorit:

“Që të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje. Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s'ka asnjë lidhje me atë parti. Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston. Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë”.

Poshtë këtij statusi shoqëruar me një foto, ka patur disa komente. Mes tyre edhe një koment që dëshmon se Edi Rama, ky socialist I thekur, dikur donte të reformonte Partinë Demokratike. Ja komenti:

…Edi Rama ,Me vjen mire qe e pranove qe nuk futesh as tek te vertetit dhe as tek misionaret...Jo per gje, po kam bindjen se keta te fundit duhet t'i kesh njohur, ose te pakten ke patur info rreth tyre...Nejse ,keto qe sapo thashe me jane krijuar si bindje,kur tentuam te "reformonim "PD-ne nga vitet 93, 94...grupi nismetar qe goxha i mire, Ju, Azemi e Spartaku ...se nga cdo e reformonim PD-ne ne ate periudhe vetem Ju e Spartaku e dinit...Eeee,Politika thuaj...!

Reformator i PD-së? Ky njeri paska patur ethe për të qenë në politikë që shpejt. Thjesht gjeti drejtimin e duhur me ndihmën e Fatos Nanos, ose më mirë me ndihmën e atij Fatosi që rastisi të takonte në Paris. Rama ka replikuar se “s'kemi bere asnje perpjekje te kesaj natyre, ka qene thjesht shoqeri me Azemin”. Nisur nga ajo që dimë për Ramën, mbetet të themi: Ec e mere vesh si qëndron puna realisht me këtë socialist! Por me siguri të vërtetën e di Erjon Veliaj.