Këto ditë Hillary Clinton dhe shumë aktorë në SHBA po flasin për rrezikun e mediave sociale, për lajmet false, për ndikim nga Rusia etj.. Ndaj edhe është paralajmëruar ndërhyrja me masa legjislative, duke sugjeruar se rezultati i zgjedhjeve presidenciale është kryesisht pasojë platformave të reja informative.

Por a ka qenë përherë ky mendimi i Clinton dhe të tjerëve që shohin se po humbasin ndikim? Natyrisht që jo dhe mendimi i parë që të vjen në mendje është Pranvera Arabe, sheshi “Tahrir” në Kairo të Egjiptit ku doli edhe parrulla: “I Love Facebook”.

Këtu:

është një fjalim i Clinton në vitin 2010, kur ajo deklaron se “nuk do të lejohet në asnjë mënyrë censura”, për avatazhet e mëdha të internetit që nuk mund të funksiojë pa lirinë.

Këtu një mesazh i saj për mediat sociale, pasi kishte nisur Pranvera Arabe që lau në gjak Lindjen e Mesme:

Hipokrizia që del në dritë këtu sinjalizon se ata që erdhën në politikë si dukuri mediatike janë të parët që kuptojnë forcën e medias dhe i tremben asaj. Mjafton të shohim se çfarë sjellje të pështitë ka kryeministri aktual në Shqipëri me mediat, sesi qëkur doli për herë të parë publikisht themeloi një traditë personale të zvarritjes nha një titull në tjetrin, nga një titrim në tjetrin, nga një foto në tjetrën, për të ardhur sot në kushtet kur i njëjti njeri, kërkon të mbyllë disa portale e të aplikojë përgjim masive sepse ka hallin e stabilitetit të Shqipërisë.