Rainer Deville, kreu i misionit Euralius në Shqipëri duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë lejen që ka marrë. Tv Klan raporton se z. Deville nuk do të kthehet më në detyrën e tij pasi misioni ka vendosur që drejtimin ta marrë zëvendësja e tij, austriakja, Agnez Gergard.

“Televizioni Klan mësoi se në mbledhjen e sotme të këtij misioni është vendosur që në vend të tij të komandohet Zëvendës – shefja e Misionit, austriakja Agnez Gergard”, raporton TvKlan.

Deville u akuzua nga opozita shqiptare se përktheu gabim qëllimisht draftin për Vettingun duke ndikuar për keq në mendimin e Komisionit të Venecias. Largimi i tij u përfol më herët, por misioni nuk preferoi të jepte sqarime. Në një lajm që qarkulloi në mënyrë thuajse klandestine, u raportua se Deville kishte marrë lejen. Me këtë rast, sidoqoftë e vërteta, ne i urojmë: Suksese në jetë!

http://tvklan.al/largohet-nga-shqiperia-shefi-i-misionit-euralius-raine…