Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se ai ka prova se forcat e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA kanë mbështetur organizatat terroriste, duke përfshirë ISIS dhe organizatat kurde YPG dhe PYD kurde.

"Na akuzuan se mbështesim Daesh (ISIS)", tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara. "Tani u sigurojnë mbështetje organizatave terroriste, duke përfshirë Daesh, YPG dhe PYD. Në mënyrë të qartë. Ne kemi dëshmi në imazhe, foto dhe video", -deklaroi Erdogan.

Ndryshimi thuajse 360 gradë i Turqisë në raportet me Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Ankaraja ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Rusinë dhe Iranin në kuadër edhe të planit për Sirinë. Atentati ndaj ambasadorit rus në Ankara duket se i ka forcuar edhe më shumë aleancën turko-ruse që bie ndesh me interesat amerikane në rajon. Kjo deklaratë vërteton se ndryshimet gjeopolitike po krijojnë një raport të ri forcash në politikën globale, ku Shtetet e Bashkuara janë edhe më konfuze pas zgjedhjes së Donald Trump.

http://www.huffingtonpost.gr/2016/12/27/eidhseis-diethnes-erdogan-usa-s…