Ambasada ruse njoftoi se ambasadori i saj në Tiranë, Aleksandër Karpushin mbajti të hënën një takim me zv/ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, dhe njëherazi Bashkëkryetaren e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, Adela Karapici.

Në fokus të bisedës ishte përgatitja për zhvillimin, për herë të parë që nga viti 2009, të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar, i cili kësaj here duhet të mbahet në Tiranë. Si hap i parë në këtë rrugëtim, u ra dakord paraprakisht për organizimin e një takimi të bashkëkryetarëve të Komisionit, që janë zonja Karapici dhe homologu i saj, Zëvendësministri i Parë i Drejtësisë së Rusisë,Sergej Gerasimov, për të diskutuar hollësisht mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme.

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Rusi-Shqipëri duhet ringjallur dhe çuar në një nivel më të lartë cilësor të bashkëpunimit pragmatik, me përfitim reciprok dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve.

https://www.facebook.com/RusEmbassyAlbania/?hc_ref=PAGES_TIMELINE&fref=…