Agjencia maqedonase e informacionit MIA, raporton sot se pesë kongresmenë të Kongresit amerikan, në krye të cilëve është republikani Christopher Smith, kanë kërkuar nisjen e hetimeve për ambasadorin Jess Baily. Akuza është e paprecedentë: Bailly akuzohet se po ndjek lojën e Fondacionit Soros në Maqedoni, si në finacimin e mediave dhe OJQ-ve, ashtu edhe në mbajtjen e një qëndrimi partizan në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Po kështu ambasada nuk ka kthyer përgjigjje kërkesave të bëra nga kongresmenët për situatën politike në Maqedoni, ku ata tërheqin vëmendjen se selia diplomatike nuk duhet të “ketë një rol në formimin e qeverisë, apo të marrë anë”.

Letra publikohet një ditë pasi partia e Nikoll Gruevskit, VMRO-DPMNE akuzoi Bailyn se nuk përfaqëson administratën Trump, ndërkohë që kongresmenët shtojnë në akuzën e tyre edhe mbështjetjen që Baily i ka dhënë LSDM-së së Zoran Zaevit.

http://www.mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133551520

Dje ky i fundit doli nga takimi me presidentin Ivanov pa marrë besimin si i mandatuar për krijimin e qeverisë, pasi Gruevski dështoi. Por në ndryshim nga disa analistë apo subjekte politike, Zaev nuk ka vënë në dyshim tagrin e Presidentit për të refuzuar mandatimin me argumentin se këtë të drejtë do ta marrë ai që krijon shumicën në Parlament.

Duhet thënë se Presidenti Ivanov ka dy dispozita për të vepruar në këtë drjetim: nenin 84 që i njeh atij të drejtën për dhënien e mandatit dhe nenin 90 të Kushtetutës që sanksionon se mandati i jepet një kandidati nga partia e shumicës apo partive që kanë shumicë. Në këtë kuadër argumenti i Ivanov është se asnjë nuk ka shumicën dhe se herën e parë ai mandatoi Gruevskin si partia e parë në zgjedhjet e dhjetorit. Po kështu në të dyja rastet, Ivanov ka dalë në qëndrime pas takimit me kreun e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se Kushtetuta maqedonase nuk saktëson se mandati i kalon partisë së dytë parlamentare nëse i mandatuari i parë dështon.

Një vërejtje ka bërë në këtë kuadër edhe ish-kryeministri Lubço Gjeorgjevski sipas të cilit kalimi në zgjedhje të reja duhet paraprirë nga ndryshime kushtetuese, pasi përndryshe vendi mund të ndodhet sërish përballë një krize të tillë. Krizë e cila në dritën e letrës së konbgresmenëve amerikanë merr kuptim si një pasojë e ndërhyrjes nga jashtë.

Dje në mbrëmje Zaev priti në zyrën e tij zv.presidentin e Këshilli të Atlantikut. Damon Wilson, i cili “shprehu besimin se Zaev do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë”.

http://sdsm.org.mk/News.aspx?idNews=7495&lng=1

Diçka që nuk shihet si mund të ndodhë në kushtet e tanishme, veçse si negocim numrash, kur procedurialisht Presidenti ka vënë një kusht të ri.

Duhet thënë se në këtë lëmsh krize që është krijuar merr kuptim edhe sjellja e partive shqiptare të cilat arritën një marrëveshje që nuk e arrinin dot asnjëherë. Platforma që u publikua pas takimeve të aktorëve politikë në Tiranë në fakt ngjan të jetë ndërmjetësuar apo ndikuar nga amerikanët me një rol të Baily, aq më tepër që mediat pranë Gruevskit spekulluan se Ali Ahmeti pranoi marrëveshjen por u tërhoq nga presioni i diplomatit amerikan. Nëse marrim të mirëqenë këtë, por sidomos nëse shohim sjjelljen e Ahmetit dhe BDI-së, mund të kuptojmë se diçka e madhe ka lëvizur. Ali Ahmeti me siguri që do pranonte bashkëqeverisjen me Gruevskin sërish, por në kushtet e goditjes elektorale ai pranoi firmosjen e Platformës, për të cilën ka spekullime se e ka nxitur edhe vetë në mënyrë që të përforcojë pozitat negociusese. Edhe njëherë duhet pyetur: Pse BDI-ja ende nuk e di çfarë qëndrimi të mbajë për Zaevin kur referimi i saj është Plartforma? Do të mjaftonte parashtrimi i saj dhe spekullimet do të merrnin fund.

Në fakt, për aq sa shohim nga këto zhvillime, situata ka rrëshqitur për shkak se Gruevskit i minuan të drejtën e qeverisjes me manovra që pak kanë të bëjnë me zgjedhjet. Kërkesa e tij për zgjedhje të reja është një kundërpërgjigje që nëse pranohet nga Zaebv de facto e çon këtë të fundit në pranimin e humbjes.

Nuk mund të mos bjerë në sy po ashtu roli i Presidentii si interpret i Kushtetutës, diçka që duhet lexuar pozitivisht në kuptimin e kursit kushtetues me të cilin po menaxhohet formalisht kriza. Kjo vlen edhe për Shqipërinë, një vend ku edhe nëse zgjeedhjet dekretohen, sërish ka individë që marrin pankarta dhe kërkojnë hapjen e kutive. Zgjedhjet po afrojnë dhe për cenimin e tyre eventual po flasin të gjithë. Për këtë arsye disa garanci kushtetuese janë të domosdoshme, në mënyrë që të mos shohim se e ardhmja vendoset nga karakteret apo patologjitë e njërit apo tjetrit, por nga disa rregulla të qarta, nëse elektorati nuk arrinë të qërojë hesapet.