Universi nuk është gjë tjetër veçse një kompleksitet hologrami. Në këtë përfundim kanë dalë jnë grup kërkimor shkencor me studius nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia. Në sajë të kërkimeve të bëra nga fizikantë dhe astrofizikantë, duke studiuar parregullsitë në fushën e mikrovalëve kozmike, apo dritës që la pas Big Bang-u dhe krijimi i Universit  vlerësohet se ka prova të forta që mbështesin teorinë e një shpjegimi holografik.

Pra Universi është thjesht pasqyrimi i një realiteti dydimensional, në një horizont masiv kozmik. Profesor Kostas Skenderis nga Universiteti i Southampton shpjegon se është si të shikosh një film 3D në kinema. Ne shikojmë figurat në gjatësi, gjerësi e mbitë gjitha në thellësi, kur në fakt burimi është thjesht një ekran dydimensional.

E njëjta teori është edhe me Universin tonë 3D, sqaron profesori, vetëm se këtu ne mund t’i prekim objektet dhe projeksioni ynë është real nga këndëvshtrimi që kemi. Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyrë t’u japë përgjigje mistereve të tjera për mënyrën se si u krijua hapësira dhe koha.

https://phys.org/news/2017-01-reveals-substantial-evidence-holographic-…