"Sonte, më 2 shkurt 2017, nën temperatura të ulta të motit, qindra mijëra rumunë, janë ende në sheshin kryesor të Bukureshtit duke protestuar kundër një vendimi të parlamentit të tyre, për të mos lejuar zbutjen e një ligji që ndëshkon të korruptuarit. Ndërkohë, në emisionin “Opinion” të TV KLAN-it, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla, vazhdoi sulmin e tij të shëmtuar të nisur publikisht që në mëngjes ndaj përfaqësuesit të SHBA-ve në Tiranë, shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit Donald Lu, Për këtë, nën shembullin e kulturës së protestës që na japin populli rumun, ftoj të gjithë bashkatdhetarët, që për të mbrojtur miqësinë dhe aleancën me vendin më demokratik Amerikën, në luftën e papajtueshme me korrupsionin dhe armiqtë e Reformës në Drejtësi, të nisim edhe ne mbështetjen duke deklaruar në rrjetet sociale dhe kudo: “Unë jam Donald Lu”.