Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar rretha asaj që e quan ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Në një reagim ndaj deklaratave dhe komenteve të kryeministrit Edi Rama, ministria maqeonase vlerëson se “do të ishte një gjë e mirë për fqinjësinë mes vendeve që të aplikohet koncepti maqedonas i integrimit multikulturor në shoqëri bazuar në vlerat europiane”. 

Politikanë nga vendet kufitare me ne po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga çështjet e tyre të brendshme duke i fryrë zjarrit në vende fqinj në kundërshtim me vlerat europiane. Sigurisht është tërheqëse të merresh me vendet fqinje kur ke vështirësi për të dhënë zgjidhje për për qytetarët e tu. Gjithsesi do të ishte më e mira për të gjithë nëse do t’u përmbahen reformave për të cilat aq shumë kanë nevojë në vend se të fantazojnë për lidership duke krijuar ndarje në rajon

vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme maqedonase. 

 

http://mia.mk/Mobile/en/Home/RenderSingleNews/289?newsID=133553577