Në të njëjtën ditë që ka folur për ambasadorin amerikan në Maqedoni, zëdhënësi në detyrë i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka folur edhe për Donald Lu. Ai është pyetur nga Zëri i Amerikës, një media e cila ende nuk është prekur nga ndryshimet politike që vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Pak ditë më parë mediat në SHBA folën për një “inkursion” të stafit të Trupmp në VOA, duke shtuar zërat se do të ketë ndryshime në funksion të politikave të Trum.

http://www.politico.com/story/2017/01/donald-trump-voice-america-234078

Nga kjo pikëpamje lëvizjet e VOA-s aktualisht kanë thjesht natyrë formale dhe tranzitore, duke qenë se nuk përcjellin ende qëndrimin e administratës së re. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Toner.

 Toner ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë, për rrugën e saj në BE, duke dhënë vlerësime për ambasadorin amerikan në Tiranë:

“Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë", u shpreh zëdhënësi në detyrë.  Reagimi i disa zërave në mbrojtje të ambasadorit Lu provon polarizimin e madh që ka krijuar diplomati me veprimet e veta publike që janë në favor vetëm të Edi Ramës.

http://www.zeriamerikes.com/a/3705590.html